Sylejman Selimi letër për ushtrinë nga Burgu i Dubravës

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi ka shkruar një letër, dërguar “Indeksonline”, me rastin e miratimit të projektligjeve që i hapin rrugë krijimit të ushtrisë së Kosovës. Me këtë rast, ai ka uruar gjithë pjesëtarët e FSK-së për këtë arritje të Republikës.

Të dashur ushtarë dhe oficerë të FSK-së,
Qytetarë të Kosovës!

Me rastin e procedimit te ligjeve qe kanë të bëjnë me mandatin e ri te FSK-së dhe votimin e sotëm në Kuvend, si ish Komandant i kësaj force përgëzoj gjithë ushtaret, nën-oficeret dhe oficeret e FSK-se duke iu uruar suksese në misionin e ri të Forcës.

Kuvendin dhe deputetët i përgëzoj për miratimin në parim të këtyre ligjeve dhe besoj se deri në votimin përfundimtar do të kontribuojnë që këto ligje të jenë sa më të kompletuara.

Unë si Komandant i UÇK-së, i TMK-se dhe i FSK-së, pres me gëzim çdo arritje te kapaciteteve mbrojtëse dhe ushtarake te Kosovës. Uroj FSK-në që ta përmbushë mandatin e saj ligjor e kushtetues ne plotësimin dhe kryerjen e te gjitha detyrave që i ngarkohen.

Dubrave, 18 Tetor 2018 Sylejman Selimi

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com