fbpx

Takohen kokë më kokë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sot me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Kurti ka shkruar që së bashku me Osmanin kanë biseduar për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që i presin, transmeton Telegrafi.

Kurti ka shkruar se Kosova do të dalë nga kriza dhe se do të përparojë.

“Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, pas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV dhe LDK kanë filluar bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës. Që të dyja partitë kanë krijuar grupet punuese të cilët po vazhdojnë takimet, ku po diskohet për planet e qeverisë së re.

Theksojmë se Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, VV ka marrë 203 mijë e 52 vota, ndërsa LDK ka marrë 197 mijë e 702 vota

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Shpend Ahmeti deklarohet pas arrestimit të zyrtares së komunës e cila dyshohet se ka lëshuar vërtetime të rrejshme

Tjetra

Vetëvendosje dhe LDK po negociojnë për program qeverisës dhe ndarje të pozitave

TË FUNDIT NGA RUBRIKA