fbpx
epa05954828 Kosovo lawmakers leaving parliament after dismissing the government in a no confidence vote during an extraordinary session in Prishtina, Kosovo, 10 May 2017. Media outlets report that the move is expected to trigger snap elections. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Të Hënen pritet zhbllokimi i Kuvendit

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

25 pika të rendit të ditës do të jenë në vazhdimin e seancës plenare të mbetur në gjysmë tri javë më parë, ndërsa po të hënën Kryesia pritet të vendosë për një tjetër seancë me 44 pika të tjera të rendit të ditës.
Pushtetin e opozitën mund t’i bëjë bashkë seanca për shqyrtimin e tri projektligjeve që kanë të bëjnë me shndërrimin e FSK-së në ushtri, por jo edhe pikat e tjera, raporton KTV.

LDK-ja thotë se Kuvendi është në prag të falimentimit, prandaj zgjedhjet e parakohshme janë shpëtimi i vetëm.

Por, ndryshe mendon pushteti.

Ata po ndihen shumë komod në pozitën që e kanë.

Thonë se i kanë numrat e mjaftueshëm për të kaluar të gjitha projektligjet, por edhe opozita nuk duhet të harrojë, sipas tyre, përgjegjësinë që e ka para qytetarëve.

Para tri javësh kryetari i Kuvendit kishte ndërprerë punimet e Kuvendit, meqë nuk kishte

kuorum për të vazhduar tutje më punën.

Ndërkohë, agjenda legjislative e Kuvendit ka arritur të plotësohet vetëm 27 për qind.
Nga 170 projektligje të parapara janë miratuar vetëm 46 prej tyre.
Në procedurë janë 71, ndërsa në pritje janë 53 projektligje të tjera.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

McAllister: Kosova meriton liberalizimin e vizave

Tjetra

Tahiri tregon pse donte të dorëhiqej nga posti i ministrit!

TË FUNDIT NGA RUBRIKA