fbpx

Tentimi i dytë i opozitës, kërkesë e re nga LDK për seancë të re të jashtëzakonshme

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se sot kanë dorëzuar kërkesë të re për seancë të jashtëzakonshme për të vendosur vijën e kuqe në dialog.

Hoti ka shkruar në Facebook se edhe pas kundërshtimit të gjerë kundër shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve, Presidenti vazhdon angazhimin e tij antikushtetues për ta bërë këtë temë pjesë të dialogut me Serbinë. Gjendja është kritike pas paralajmërimit për diskutimin e kësaj teme në konferencën në Paris më 11 nëntorit 2018.

Seanca e jashtëzakonshme e opozitës, e kërkuar më 4 shtator 2018 për të aprovuar një rezolutë kundër përfshirjes së kësaj teme në dialog, u pamundësua nga koalicioni PAN. Që nga atëherë, Kryetari i Kuvendit ka bllokuar thirrjen e kësaj seance me arsyetimin absurd se opozita duhet të sigurojë 61 deputetë në sallë. Ne sot kemi dorëzuar kërkesë të re për seancë të jashtëzakonshme për të vendosur vijën e kuqe në dialog, se territori i Kosovës është një dhe i pandashëm, dhe se askush nuk mund të negociojë për territorin e Kosovës

ka shkruar Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK-së.

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Default thumbnail
Paraprak

"PDK e shpallë Kadri Veseli Kryeminister" (Foto)

Tjetra

Pritet të ngritet kallëzim penal për Gani Thaçin

TË FUNDIT NGA RUBRIKA