fbpx

Termeti i fuqishëm 7 ballësh në Alaska, çau rrugët në dysh nga dridhjet e forta – paralajmërohet cunami

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Një tërmet i fuqishëm prej 7.0 magnitudë ka goditur Anchorage në Alaska, kanë konfirmuar zyrtarë nga agjencia kombëtare e motit. Ende nuk dihet shifra e saktë e dëmeve materiale të shkaktuar, por qytetarët kanë filluar të publikojnë në rrjetet sociale imazhe dhe video nga dëmet e shkaktuara.

Sipas dëshmitarëve dridhjet ishin aq të forta, sa që rrugët janë ndarë në dysh sikur të ishin të ndërtuara nga letra e jo nga asfalti. Si pasojë e këtij tërmeti është ndërprerë përkohësisht mësimi nëpër shkolla. Banorët janë evakuuar nga zonat që po konsiderohen si më të prekurat, nga frika se mund të ketë një tërmet tjetër, transmeton Telegrafi.

Megjithatë autoritetet e vendit kanë paralajmëruar, se mund të ketë një cunami që mund të ketë pasoja të mëdha si në njerëz ashtu dhe në infrastrukturë. Është dëgjuar edhe alarmi i aktivizuar që paralajmëron për një cunami të mundshëm.

Sipas mediave amerikane rreth 300 mijë qytetarët jetojnë në Anchorage, vend ky i goditur nga tërmeti i fuqishëm që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në zona më të larta për shkak të një cunami të mundshëm.

Në videot e publikuara pamjet duken sikur skena “apokaliptike”, ku gjithçka është shkatërruar.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Prishtina, e para për ajrin më të ndotur në Evropë

Tjetra

Vdiq ish- presidenti amerikan George H.W. Bush

TË FUNDIT NGA RUBRIKA