fbpx

Thaçi dhe Bërnabiq kritikojnë Gjermaninë

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, e cila po zhvillohet në Minsk të Bjellorusisë, së bashku me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, kanë kritikuar qëndrimin e Gjermanisë karshi çështjes së ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Rreth kësaj ka reaguar ish-ambasadori i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Wolfgang Ischinger.

Reagimi i tij ka ardhur si replikë ndaj një postimi që ka bërë kryeministrja serbe, Bërnabiq në Twitter, ku ka shkruar: “Mbetemi të dedikuar ndaj dialogut dhe gjetjes së një kompromisi dhe një marrëveshjeje të qëndrueshme afatgjate për Kosovën”.

Ischinger përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se pozicioni i qeverisë gjermane është kritikuar nga Thaçi dhe Bërnabiq.

“Diskutime serioze dhe intensive rreth Kosovës dhe Serbisë. Pozicioni i Qeverisë Gjermane është kritikuar si negativ nga Thaçi dhe Bërnabiq”, ka shkruar Ischinger.

Rreth kritikave të presidentit Thaçi dhe Bërnabiqit ndaj Gjermanisë ka reaguar edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se ndalja e Thaçit është imperativ për mbijetesën e shtetit tonë.

“Thaçi kritikon #Gjermaninë për qëndrimin e saj të fuqishëm pro integritetit territorial të #Kosovës. Ndalja e këtij njeriu është imperativ për mbijetesën e Republikës sonë”, ka shkruar Osmani.

Kundër kësaj ka dalë edhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu, i cili e ka quajtur Thaçin aleat të Serbisë.

“Ai momenti kur Gjermania na e mbronë fuqishëm shtetin dhe sovranitetin, e aleati kryesor i Serbisë (Presidenti i Kosovës) e kritikon atë. Ky njeri duhet të ndalet MENJËHERË!”, ka shkruar Sejdiu.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Përleshen fizikisht deputetët Frashër Krasniqi e Xhelal Sveqla

Tjetra

Rezoluta e LDK nuk kalon! Merr vetëm 50 vota për

TË FUNDIT NGA RUBRIKA