Thaçi: Nëntori i ka dhënë gjithmonë shpirt historisë sonë

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar festën e 28 Nëntorit, duke vlerësuar se ky muaj i jep shpirt historisë kombëtare.

Nëntori i ka dhënë gjithmonë shpirt historisë sonë. Por, krenaria kombëtare, lidhja shekullore dhe vendosmëria e popullit tonë, më së miri përbashkohen rreth Flamurit Kombëtar më 28 Nëntor

ka shkruar Thaçi në Facebook. Ai ka rikujtuar edhe ditëlindjen e komandantit, Adem Jashari, dhe daljen publike të UÇK-së.

Bashkë me 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ne sot e festojmë edhe ditëlindjen e komandantit tonë të madh, Adem Jashari, si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj gjithë shqiptarëve anekënd botës, ua uroj festat e krenarisë dhe lavdisë sonë kombëtare. Ky muaj historik na ka dhënë gjithnjë guxim e forcë për ta shpallur edhe Republikën e Kosovës. Dhe sot, simotra të pandashme, Kosova e Shqipëria qëndrojnë të bashkuara edhe rreth agjendës evropiane. Ishim, jemi dhe do të jemi gjithmonë bashkë!

ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, sot Presidenti i vendit do të marrë pjesë në festimet për Ditën e Flamurit në Vlorë.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com