fbpx

Thaçi nuk e takon Haradinajn pasi kthehet nga Brukseli e Parisi, Kryeministri flet për vizat, qeveria i’a rrit buxhetin Presidencës

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ndihet i lënë anash pse presidenti i vendit nuk e ka takuar pas ardhjes nga takimet në Bruksel dhe Paris, derisa ka takuar vetëm kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Haradinaj tha se nëse ka diçka të re do të ishte mirë të bisedonin, por sipas tij nuk ka. Ai tha se stabiliteti dhe ruajtja e të arriturave është interes i te gjithëve.

“Jemi në teren të mire nuk ka arsye për shqetësim. Nuk e kemi në tavolinë temën e zgjedhjeve të reja. Ideja me territoret ka vdekur” tha Haradinaj në konferencën për gazetarë pas mbledhjes së Qeverisë.

“Në fund të javës do të jem në Vjenë do të bisedoj prapë me kancelarin austriak sepse Austria na fut në agjendë. Po punojmë për me hy në agjendë. Nuk dua të tregohem më optimist se që duhet por kemi mundësi reale me hy në rend dite”, tha Haradinaj lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozim vendimin për ndarjen 100 mijë eurove për zyrën e presidentit.

Ministri i Financave Bedri Hamza, sqaroi se zyra e Presidentit ka kërkuar rritje të buxhetit prej 100 mijë euro.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Gazetari i njohur Tim Judah flet për mesazhin e takimit Thaçi-Putin; Rusia po e përdor ndryshimin e kufijve për qëllimet e veta

Tjetra

Ish-Kryeministri i Maqedonisë Gruevski arratiset në Hungari, policia intensifikon kërkimet

TË FUNDIT NGA RUBRIKA