Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave me kusht dhe me postë të Komunës së Prishtinës. Këto vota pritet të përcaktojnë fituesin e garës – Shpend Ahmetin ose Arban Abrashin.
Vetëvendosje merr shumicën e votave me postë në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Shpend Ahmeti ka marrë 89 vota, ndërsa Arban Abrashi ka marrë vetëm 6 vota me postë.
Sipas trendit te numerimit ne kutine e parë të hapur të votave me kusht, Shpend Ahmeti ka marrë 88 vota ndersa Arban Abrashi 77 vota.
Nese trendi vazhdon i tillë atëherë duket se përmbysja e rezultatit do të jetë e pamundur.