fbpx

Vdes Agim Binaku

/
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Gazetari i sportit, Agim Binaku, ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër në moshën 62-vjeçare
Agim Binaku ishte zëvendësdrejtor i programit informativ të RTV 21 dhe redaktor përgjegjës i redaksisë së sportit të RTV 21, pjesë e të cilit ishte qysh nga fillimet e tij tash e gati dy dekada.

Agim Binaku mbi të gjitha ishte emër nga më të shquarit të gazetarisë sportive, jo vetëm në Kosovë dhe në hapësirën mbarëshqiptare, por edhe më gjerë. Realizoi mijëra emisione, transmetime të drejtpërdrejta, dokumentarë, reportazhe, intervista me emra të mëdhenj të sportit kosovar, por edhe atij botëror.

Në vitet ‘70 dhe ‘80 punoi në Radio Prishtinë, duke drejtuar emisionin e popullarizuar “Pasditja argëtuese sportive” në epokën e artë të sportistëve kosovarë. Në vitet ’90 ishte themelues dhe kryeredaktor i revistave të para sportive në Kosovë “Reflekset sportive” dhe “Top sporti”.

Agim Binaku u nderua në Tiranë me çmimin mbarëkombëtar të gazetarisë sportive “Anton Mazreku”, si dhe u nderua me një varg mirënjohjesh për punën e tij mbi katër dekada në gazetarinë sportive.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Këshilltari i Trumpit tregon për përvojën e tij në Kosovë menjëherë pas luftës

Tjetra

Ku i dërgoi UÇK'ja dy ushtarakë serbë që i zuri robër në Koshare

TË FUNDIT NGA RUBRIKA