fbpx

Vdes ish-profesori i ekonomisë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ngushëllon familjen

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kreu i LDK’së Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen dhe bashkëpunëtorët e Isak Mustafës, i cili vdiq sot. I ndjeri ishte profesor në Universitetin e Prishtinës dhe mësimdhënës i Isa Mustafës.

Nëpërmjet një shkrimi ish-kryeministri e ka cilësuar Mustafën si “punëtor i pashoq dhe plotë energji, autor i shumë studimeve dhe teksteve universitare”.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Me dhembje te thellë kuptova lajmin se sot u nda nga jeta prof. dr. Isak Mustafa.

Prof. Isaku më mbetet në kujtim të thellë si profesor i përkushtuar i ekonomisë sa isha student në Fakultetin Ekonomik; një kohë asistent i tij, një mbështetës i fuqishëm i shumē kuadrove që dolën nga ky fakultet, punëtor i pashoq dhe plotë energji, autor i shumë studimeve dhe teksteve universitare.

Familjes Mustafa, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të prof. Isakut u shpreh ngushëllime të thella! IM

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Isa Mustafa shumë aktiv del në qytet: Nuk i jap udhëzime Hotit

Tjetra

Këto janë të gjitha vendimet që mori Qeveria Hoti në mbledhjen e sotme

TË FUNDIT NGA RUBRIKA