fbpx

Vëllau i Presidentit Thaqi rezulton i përfshirë në një përleshje fizike në Prishtinë

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se sot rreth orës 12:00 ka marrë informacionin se në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave.

Sipas qarkullimeve në mediat online është raportuar se Gani Thaçi dyshohet se ka sulmuar fizikisht shefin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin, dhe një drejtor të një kompanie private të sigurimeve.

Policia theksoi për Telegrafin se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore te cilat konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit, i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e mëtejme hetimore.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Ministrja Hoxha në mëdyshje rreth votimit për vizat në Këshillin e Ministrave

Tjetra

“Nusja me të pasmet e zbuluara”: Fotografia që është bërë virale (Foto)

TË FUNDIT NGA RUBRIKA