Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli po voton në qendrën e votimit në shkollën fillore “Faik Konica”.
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Veseli ka bërë thirrje që qytetarët të dalin sa më masovisht në zgjedhje për të zgjedhur ata që do të udhëheqin komunën e tyre.
Do të uroja gjithë qytetarët e vendit për këtë ditë të zgjedhjeve.
Në të njëjtën kohë i thërras në mënyrë sa më solemne , të qetë, që sa më shumë të dalin në zgjedhje, t’i përgjigjen obligimit qytetar dhe në të njëjtën kohë të votojnë për ata të cilët do të udhëheqin për katër vitet e ardhshme.
Ata kanë të drejtë të dinë se kush do t’i udhëheqë.
Jam i sigurt se do të dinë të votojnë ata që janë më të mirët.
Le të fitojnë kryetarët më të mirë të komunave
ka thënë Veseli.