Veseli: Ja pse u bënë bashkë ata që nuk paramendoheshin bashkë

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës z. Kadri Veseli në një intervistë që po zhvillohet në Klan Kosova si mysafir i Baton Haxhiut ka deklaruar se në raundin e dytë të balotazhit u bënë bashkë të gjithë ata që nuk paramendoheshin bashkë kundër Partise Demokratike të Kosovës sepse kishin frikë nga rikthimi i fuqishëm i PDK-së dhe rezultati i shënuar në raundin e pare, më 22 Tetor.

Kryetari i Partisë Demokratike ka shprehur këmbngulësinë se do të ndjekin të gjitha rrugët institucionale që të mbrohet vullneti i qytetarit duke bërë të ditur se nuk ka hequr dorë nga Prizreni, dhe ka thënë se këtë qytet e do më së shumti në botë.

Veseli në Zonën e Debatit në Klan Kosova, komentoi rezultatet e zgjedhjeve lokale në raundin e dytë, ku kjo parti kishte humbur në garën për Prizrenin dhe Mitrovicën.

“Prizreni është qyteti që e dua më së shumti në botë”, shtoi Veseli, duke rrëfyer se e kalon pjesën më të madhe të kohës së lirë në këtë qytet.

“Ajo çfarë shohim në Prizren nga dëshmitë që i kemi marrë ne si Parti Demokratike e Kosovës, ka një abuzim agresiv me vullnetin e qytetarëve. Ndërkohë edhe një dhunë ndaj njerëzve që synojnë ta denoncojnë pjesën negative”, thotë Veseli.

“Besojmë shumë që sistemi i drejtësisë nuk do t’i nënshtrohet shantazhit, por do t’i nënshtrohet të vërtetës dhe të drejtës. Nuk është rregull e lojës ta marrësh vullnetin e qytetarëve, dhe ta bartësh ku të duash. Ne në asnjë mënyrë nuk do të pranojmë pushtetin në të cilin nuk kemi legjitimitet qytetar”.

Veseli njoftoi se ata do t’i ndjekin rrugët institucionale, dhe besojnë në drejtësinë e vendit aty ku edhe i kanë drejtuar ankesat.

“Cka do të ishte më dinjitoze për Mitrovicën se sa ta udhëheqë një kandidate për kryetare siç ka qenë Valdete Idrizi?”.

“Unë jam krenar që jam i Mitrovicës, do të jem gjithmonë krenar që jam bashkëvendës i Isë Boletinit”, tha ai.

“Në rastin e Prizrenit, Shaqir Totaj është një ekspert i jashtëzakonshëm të cilit Prizreni do t’ia shohë hairin në qeverisjen e tij”, tha Veseli, duke pohuar se në atë komunë ende nuk ka përfunduar asgjë.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com