fbpx

Veseli: Më 8 shkurt kemi seancë të zakonshme, ja pse e larguam nga rendi i ditës demarkacionin

/
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryesuesi i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se më datën 8 shkurt do të mbahet séance e radhës, ku nuk do të diskutohet demarkacioni.

Më datën 8 do të kemi seancë plenare,do të diskutohen disa pika të renit te ditës. Asgjë nuk ka të jashtëzakonshme. Gjithcka është e zakonshme

ka thënë ai.

Veseli thotë se çështja e demarkacionit është interes i subjektivitetit ndërkombëtar për Kosovën.

Patëm anonimitet përpos LDK-së që kërkoj të jetë menjëherë në rend ditë që ishte reaksion ndaj opozitës së ndjeshme por sido që të jetë kishim anonimitet. Jemi duke punuar shume seriozisht shumë bashkërisht në mënyrë që të arrihet një zgjedhje që është e konsensusit nacional. Nuk do të lejojë që të jetë pikë konfrontimi siç është çështja e kufirit me fqinjët e tjerë. Jemi duke lëvizur dalë ngadalë por sigurt në vendimmarrje të shtetit. Kuvendi të mos jetë për skena teatrale për të krijuar frustrime dhe shqetësime tek qytetarët

ka thënë Veseli

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Përfundon takimi i Hajvalisë

Tjetra

Isa Mustafa ka kryer një ekzaminim të rëndësishëm sot në Gjermani

TË FUNDIT NGA RUBRIKA