Menjëherë pas konferencës së PDK-së ku është kërkuar që të shkojnë në rinumërim dhe rivotim disa qendra të votimit, është kundërpërgjigjur Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prizren.
Kandidati për kryetar Myhaher Haskuka ka thënë se dy vëzhgues kanë deklaruar për disa parregullsi, nga çka po kërkohet anulimi i katër vendvotimeve me mbi një mijë votues.
“Kështu po bëhet trusni ndaj vëzhguesve që të bëhet ndryshim i vullnetit të qytetarëve. Kërkoj nga PZAP që të mos bien pre e presioneve të PDK-së dhe Kadri Veselit”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.
Ai më tej ka kontestuar edhe numrin e votave me kusht të cilat thuhet se janë në Prizren.
“Po paraqiten se janë mbi 1500 votave me kusht. Në Prizren kurrë s’ka pasur kështu vota me kusht. Janë vetëm 944 vota me kusht. Nga këto zakonisht përcillet gjendja e njëjtë e procesit zgjedhor”,
“Nuk besoj se do të ndryshojë diçka ka rezultati i zgjedhjeve. Ai duhet të marrë 940 vota që të më kalojë. Nuk ka gjasa statistikore dhe praktike ta ndryshojnë rezultatin”, ka thënë ai në fund.