fbpx

Vetëvendosje vazhdon të tallet me LDK-në ndërkohë vetëm Vjosa i përkrahë

Facebook
Shperndarje

As pas takimit në të cilën morën pjesë ndërkombëtarët, duket se nuk është arritur marrëveshja për formimin e Qeverisë. Isa Mustafa thotë se LDK’ja është e gatshme të bëjë marrëveshjen, me kushtet e saj.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, është deklaruar për media, pas takimit që zgjati gati tri orë mes LDK’së, Vetëvendosjes, e në të cilën morën pjesë edhe ambasadorë e përfaqësues të shteteve të QUINT’it.

Mustafa ka thënë se ambasadorët vetëm u informuan rreth takimit dhe nuk kanë ndërmjetësuar mes LDK’së e VV’së.

“Informuan ambasadorët e QUINT’it, sepse ata kishin ardhur për t’u informuar, jo për të ndërmjetësuar”, ka thënë Mustafa.

Ai thotë se partia e tij është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje kurdo që VV e pranon ofertën e saj.

“Si LDK jemi të bindur që zgjidhja që e kemi ofruar.. e balancon besimin e qytetarëve që e kemi marrë nga qytetarët. Jemi të hapur nëse VV’ja i pranon kushtet e tona për qeverisje, ne në cdo moment jemi të gatshëm të lidhim një marrëveshje”, tha Mustafa pas takimit.

Lajmi paraprak

Ambasadorët e QUINT-it nisen në Kuvend

Lajmi tjetër

Haki Abazi konfirmon se VV do të bëjë koalicion me Listën Serbe

MË TË FUNDIT nga KATEGORIA