Vinca: Kosova po vdes moralisht (VIDEO)

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Për profesorin dhe studiuesin Agim Vinca, Qeveria e Kosovës është jetëshkurtër dhe vendi duhet të shkoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare për ta ndryshuar gjendjen në të cilën aktualisht është Kosova.

Gjatë një interviste të dhënë për KosovaPress, Agim Vinca ka thënë se korrupsioni, mosrespektimi i ligjit, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe nepotizmi janë sëmundje të rënda që ka Qeveria e Kosovës.

Ai ka thanë se politika kosovare ka goditur edhe institucionin më të lartë të shkencës dhe të artit në Kosovë nga faktorët politikë.

Sipas profesorit, qytetarët e Kosovës si kurrë më parë nuk kanë qenë më keq sikurse sot, madje shton se Kosova mjerisht po vdes moralisht.

Ndërsa për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, thotë se ai institucion është i  papërgjegjshëm për ta kryer misionin për të cilin është themeluar.

Në vitin që lamë pas, doli nga shtypi në botim të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, libri me titull “Poetët akademikë”. Botimin e atij  libri nga ASHAK, profesori Vinca e quan “Tallje akademike me lexuesin dhe taksapaguesin”, pasi sipas tij, ai botim me poetë akademik maqedonas nuk është aspak i rëndësishëm për lexuesit shqiptarë.

Ai thotë që ASHAK-u ka harruar se Akademia Maqedonase ka qenë institucion i cili ka mbështetur vazhdimisht politikën anti-shqiptare të Qeverisë së Maqedonisë në të kaluarën dhe në masë të madhe edhe sot.

Përdorimi i gjuhës në institucionet publike kohët e fundit ka degraduar shumë, me theks të veçantë në Parlamentin e Kosovës, por për profesorin e gjuhës dhe letërsisë, respektimi i gjuhës duhet të jetë parimi kryesor i Parlamentit të Kosovës, i mediave dhe i atyre që bëjnë jetë publike.

Ai ka thënë se gjuha po vazhdon të shkelet rënd dhe aspak nuk po respektohet.

Kjo tendencë joshkencore dhe kundër-historike, për profesor Vincën, herët a vonë, do të dështojë, por dëme që sjellë dhe krijon konfuzion, sidomos tek të rinjtë.

Vinca thotë se gjuha përveç që është shenjë identifikuese e një kombi, është kujtesë dhe kulturë.

Studiuesi dhe krijuesi i shumë librave shkencorë, poetikë dhe publicistikë, brezin e rinj të krijuesve në Kosovë, i quan krijues të facebook-ut.

Sipas tij, faji nuk i mbetët teknologjisë, por thotë se libri është harruar shumë dhe krijuesit e rinjë më shumë shkruajnë se sa lexojnë, megjithatë, thotë se në mesin e krijuesve të rinjë gjenden edhe krijues të talentuar.

Profesor Agim Vinca, në vitin që lamë i mbushi 70 vjet jetë dhe më se dyzet vjet krijimtari të frytshme letrare dhe shkencore. Ai jubileun e tij e shënoi me tre libra të botuar, librin me poezi “Nostalgji për kohërat e rrezikshme”, librin shkencor “Metoda letrare”, dhe librin publicistik “Shqiptarët mes mitit dhe realitetit”./KosovaPress/

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com