fbpx

Vjen një letër publike për Ramush Haradinaj

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Ish Kryeministrit Ramush Haradinaj i ka ardhur një letër publike nga Armend Ibrahimi.

Ibrahimi shkruan rreth arkivolit që AAK e vendosën pranë Qeverisë. Ai shkruan se “AAK përdori instrumentin më kompleks protestues. Ata e lidhën Taksen 100%, Reciprocitetin, Arkivolin dhe Vdekjen. Pra, këto janë të vdekura. Por, janë të vdekur edhe ata që do ti bëjnë ato.”

Ibrahimi shkruan se ky lloj diskursi publik çoi deri në sulme ndaj jetës së Kryeministrit Isa Mustafa dikur.

“Diskursi politik çoi deri në sulme ndaj jetës së Kryeministrit Isa Mustafa dikur, njerëzit ndiheshin të rrezikuar të shkonin në debate televizive, në market a në qytet. Dikë e sulmuan edhe përderisa ishte në prani të gruas! Nëse nuk kemi kujdes në atë që e flasim, pikërisht diskursi publik do të na dërgoj në më të keqen.

Unë krejt cka mund të bëjë është ti lutem të nderuarit z. Haradinaj, si komandant, si Kryetar partie, si bashkatdhetar, si dikujt që e ka dëshmuar si bëhet sakrifica në luftë, të na e dëshmoj se si bëhet sakrifica në paqe për Shtetin. Të afrohet tek Shteti dhe me Shtetin të jetë pjesë e dialogut, të gjithë do të ndiheshin shumë më rahat nëse edhe Ramushi është aty.”

Shkrimi i plotë:

“Ta kujtojmë Marsin

AAK përdori instrumentin më kompleks protestues. Ata e lidhën Taksen 100%, Reciprocitetin, Arkivolin dhe Vdekjen.

Pra, këto janë të vdekura. Por, janë të vdekur edhe ata që do ti bëjnë ato.

Albini nuk meriton opozitë që e kursen, ai hidhte gaz lotsjellës e molotov, po së paku tash nuk është koha!

Diskursi politik çoi deri në sulme ndaj jetës së Kryeministrit Isa Mustafa dikur, njerëzit ndiheshin të rrezikuar të shkonin në debate televizive, në market a në qytet. Dikë e sulmuan edhe përderisa ishte në prani të gruas! Nëse nuk kemi kujdes në atë që e flasim, pikërisht diskursi publik do të na dërgoj në më të keqen.

Unë krejt cka mund të bëjë është ti lutem të nderuarit z. Haradinaj, si komandant, si Kryetar partie, si bashkatdhetar, si dikujt që e ka dëshmuar si bëhet sakrifica në luftë, të na e dëshmoj se si bëhet sakrifica në paqe për Shtetin. Të afrohet tek Shteti dhe me Shtetin të jetë pjesë e dialogut, të gjithë do të ndiheshin shumë më rahat nëse edhe Ramushi është aty.

Arkivolet dhe kujtimi që e lidhë shtetin tonë me arkivolet le të jenë varret e fëmijëve që se dimë ku i kanë varret. Ky dialog le të jetë për ata fëmijë, nga Kosova, që u masakruan, vranë e zhdukën.

Unë isha njëri ndër fëmijët e Kosovës që ecte nëpër hekurudhë, ishte e tmerrshme. Nuk e dija nëse po na dëbonin apo po na qonin diku për të na vrarë. Bashkëmoshatarët e mi po masakroheshin barbarisht nëpër Kosovë.

Dhjetëra mijëra gra të dhunuara. Sa Vasfije të duhen për ta kuptu!

Arkivoli na e kujton djemtë që na i kthyen në to dikur.

Arkivoli na e kujton Jasharët.

Arkivoli na e kujton Fehmi Aganin, Ukshin Hotin, dëshmorët dhe martirët.

Bëhuni bashkë e kërkoni përgjegjësi për të vërtetën tonë.” – ka shkruar Ibrahimi. /Neogazeta

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Ramush Haradinaj për arkivolin para Qeverisë: Ishte aksion me mesazh

Tjetra

Hashim Thaçi tregon për takimet në SHBA: Qindra miliona dollarë investime në Kosovë

TË FUNDIT NGA RUBRIKA