fbpx

Vjosa Osmani godet Isa Mustafën e Agim Veliun: Jeni shkurtpamës – do të votoj kundër LDK-së

Vjosa Osmani në fjalimin e saj tregoi se do të dalë kundër LDK-së. “Nuk e kam ndryshuar asnjë parim të vetëm, asnjë të vetëm, pavarësisht cmimin që duhet paguar”, ka theksuar Osmani. Ajo tha se e ka paguar çmimin e parimësisë, dhe atë disa herë.
Ajo e ka goditur ashpër edhe Agim Veliun.

“Ata janë menjeshkurtër dhe mundohen të më hapin derën dhe të më largojnë”.“Unë u akuzova për tradhti. E nëse respektohet secila pikë e programit, a qenka tradhti. E nëse respektohet secili premtim që i është dhënë qytetarit, a qenka tradhti”, tha ajo. Ajo tha se kjo është erë që po shuhet.

Osmani ka theksuar se do të votojë kundër mocionit. Ajo tha se e voton kundër secilin mocion, që e rrezikon një qeveri që ia ka kthy shpresën këtij vendi.

Neogazeta
Shperndarje
Lajmi paraprak

Albin Kurti nuk kthehet pas, refuzon ofertën e LDK-së që të reflektojë

Lajmi tjetër

Albin Kurti shkon te shpija

MË TË FUNDIT nga KATEGORIA