fbpx

Vuçiç eksponent i ideologjisë së fashizmit modern serb nga Agim Zogaj

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Politika shtetërore e Serbisë, duke qenë, në vazhdimësi, politikë ekspansioniste në raport me shtetin e Kosovës, sërish, përmes kryetarit të saj nacionalist, Vuciç, tani, në rastin e deklaratës së tij për Masakrën serbe në Reçak, ri dëshmoi se është dhe vazhdon të ngel politikë luftënxitëse, krejtësisht jo paqësore.

Vuçiç, me këtë shpifje, gënjeshtër monstruoze, të shndërruar, qëllimisht në akuzë edhe ndaj aleatëve tanë amerikanë, e shpërfaq edhe një herë, ideologjinë serbomadhe, të ngritur, kësaj radhe në ideologjinë e shovinizmit, barbarisë dhe fashizmit modern serb!

Ai, dhe politikanët tjerë serbë, jo që nuk shfaqin pendesë, fajësi për krimet serbe ndaj popullatës shqiptare, por, për më tepër, me gjuhën e racizmit serbomadh synojnë ta shtrembërojnë të vërtetën për masakrat serbe në Kosovë, duke e mbështetur, përkrahur luftën pushtuese të Serbisë në Kosovë.

Vuçiç, i cili këtë deklaratë luftënxitëse e dha, pikërisht pas takimit të tij me aletin e tij, Putin, duket se është trimëruar, jo vetëm nga mbështetja ruse,sllave, për ta intensifikuar vërsuljen, presionin e diplomacisë agresive ndaj Kosovës.

Në këto realitete, kur mbi faktorin politik, shtetërore, qeveritar të Kosovës po shtohet trysnia për rifillim të bisedimeve, të negociatave me Serbinë, sërish, mund të shtrohet pyetja: nëse, mund të arrihet marrëveshja me Serbinë, me burrështetasit serbë, të profilit të Vuçiçit, Gjuiriqit etj. të cilët janë eksponentët kryesor të projekteve shtetërore të politikës, ideologjisë antishqiptare, anti Kosovë?

Shkruan: Agim Zogaj, analist i pavarur dhe profesor në Shkencat Politike UP

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Armend Ibrahimi sqaron publikun për krizën politike (VIDEO)

Tjetra

P rofesori i së Drejtës Kushtetuese thotë se LDK që nga fillimi ka pasur hezitime për koalicion me LVV-në

TË FUNDIT NGA RUBRIKA