fbpx

Vuçiq: Me rezolutë, Kosova ia mbylli derën dialogut

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Pas miratimit të Rezolutës për dialog nga Kuvendi i Kosovës, ka reaguar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq sipas medieve të Beogradit ka thënë se nuk është i mahnitur me rezolutën të cilën e ka miratuar Parlamenti i Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve, duke vlerësuar se Prishtina në esencë dëshiron t’ia mbyllë dyert çdo lloj dialogu me Beogradin.

Kosova është e gatshme për dialog por, siç thotë ai, “për çka të bisedohet pas miratimit të rezolutës”.

Presidenti serb ka folur edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka theksuar se do të rrëfehet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shkak të vendimit të Prishtinës për të formuar ushtrinë.

Lidhur me taksën, që Kosova i ka vënë produkteve serbe, ai e ka vlerësuar si “kurth” në mënyrë që Serbia të hyjë në ndonjë konflikt më drastik të armatosur.

Sipas tij, Marrëveshja e Brukselit për Beogradin ka qenë “kompromis i vështirë”, por Beogradi ka plotësuar obligimet e tij.

“Është e qartë se nuk e kemi përkrahjen në vend për zgjidhjen me Kosovën. Unë nuk e kam atë zgjidhje, e imja ka qenë që të luftoj. Duhet ta arrijmë këtë. Unë kam thënë se demarkacioni është kompromis. Çdo kompromis është shpëtim për Serbinë, por vështirë do ta kemi ta gjejmë zgjidhjen pas deklarimeve të këtilla në Prishtinë”, ka theksuar Vuçiq për mediet në Beograd.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Visar Ymeri: Jemi ngritur si Republikë, Mustafa e Kurti janë kukuvajka që vajtojnë

Tjetra

Kurti për PSD-në: Ata që iniciuan Rezolutën për dialog me Serbinë, janë në mandatin e tyre të fundit

TË FUNDIT NGA RUBRIKA