fbpx

Vulin: Duan ta rrëzojnë Vuçiqin, të vijë një president tjetër e ta njohë Kosovën

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, tha sot se “e vetmja mënyrë që Serbia ta njohë Kosovën është që të rrëzohet presidenti Aleksandar Vuçiq dhe ai të zëvendësohet me ndonjë president të dëgjueshëm dhe të dobët”.

“Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ata të bashkësisë ndërkombëtare që e lejojnë të vendosë taksat dhe të shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe CEFTA-s e dinë këtë. Prandaj, aplikimi i taksës dhe demonstrimi i forcës ndaj serbëve në Mitrovicë është pjesë e një aksioni të njëjtë, i cili ka për qëllim rrëzimin e Vuçiqit në radhë të parë, si një parakusht i domosdoshëm për njohjen e Kosovës unike në tërësinë e saj të plotë territoriale”, tha ministri Vulin, përmes një komunikate për shtyp.

Siç raporrtojnë mediat serbe, Vulin potencoi se “derisa Vuçiq e udhëheq Serbinë, ideja për një Kosove të pavarur do të pësojë humbje dhe këtë nuk do t’ia falin fuqitë e mëdha”.

Reagimi i ministrit serb vjen pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cila ka thënë se taksa doganore prej 100 për qind për mallrat nga Serbia nuk do të shfuqizohet derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Avni Arifi përkthen një intervistë ku Driton Selmanaj thotë se me Serbët do ta rrëzojmë Haradinajn

Tjetra

Tim Judah për taksën: Kosova nuk kishte me çka tjetër t’i kundërvihej Serbisë

TË FUNDIT NGA RUBRIKA