Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të pranishëm në Ballkanin Perëndimor dhe synojnë të mbeten të përkushtuara në rajon, tha sot zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee.
SHBA-të kanë qenë prej kohësh të pranishme në Ballkanin Perëndimor dhe synojnë të mos qëndrojë atje për shkak të instinktit altruist, por sepse për ne është e rëndësishme që Ballkani të ketë sukses, të bëhet një vend i begatë
tha Yee në konferencën “Investimi në të ardhmen: A munden ndërmarrësit ta rregullojnë Ballkanin?” e organizuar nga Këshilli Atlantik në Uashington.