fbpx

Zëdhënësi i Putinit, konfirmon takimin Thaçi-Putin, tha se është nevojshme të gjindet koncensus me Serbinë

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris.

Dhe sipas mediave serbe, Kremlini ka bërë të ditur detajet e një takimi të tillë.

Po sipas mediave serbe, Kremlini ka thënë se Putin i ka thënë Thaçit se Prishtina duhet të arrijë një konsensus me Beogradin duke shtuar se Rusia do të mbështesë një vendim të përbashkët në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

“Nuk ishte një takim klasik. Ishte një bisedë në margjinat e ngjarjes. Putin foli me një numër të madh pjesëmarrësish në ngjarjet e mbajtura në Paris gjatë 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Thaçi ishte një prej tyre. Ata me të vërtetë i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe u fotografuan”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i liderit rus, Dmitry Peskov.

“Natyrisht, Putin tërhoqi vëmendjen se është e nevojshme para së gjithash të gjendet një konsensus me Serbinë. Kjo është gjëja kryesore. Dhe natyrisht, ai tha se ne do të mbështesim marrëveshjen e arritur nga vetë palët. Nuk mund të jetë ndryshe”, ka shtuar zëdhënësi i presidentit rus.

Mediat serbe gjithashtu citojnë deklaratën e presidentit të Kosovës, se “takimi me Putinin i kishte munguar Kosovës në skenën ndërkombëtare” dhe se kjo është “një arritje e madhe” për diplomacinë kosovare.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Ambasadorja Vlora Çitaku: Nuk dialogojmë me Serbinë për Ushtrinë e Kosovës

Tjetra

Kadri Veseli takohet me Marti Ahtisaari, thotë se me Serbinë duhet të mbyllen çështjet e hapura

TË FUNDIT NGA RUBRIKA