fbpx

Zyrtari i lartë amerikan ia tregon vendin Vuçiqit për Ushtrinë e Kosovës

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Aleksander Vuçiq është takuar me zyrtarin e lartë amerikan, Mathew Palmer. Zëvëndës Ndihmës Sekretari amerikan e ka kundërsthuar Vuçiqin kur ka qenë në pyetje Ushtria e Kosovës. E vetmja gjë që presidenti serb dhe zyrtari amerikan janë pajtuar ka qenë te kompromisi i mundshëm mes Prishtinës e Beogradit në bisedime.

Palmer i ka thënë presidentit serb se Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik dhe e ka merituar krijimin e Ushtrisë së saj.

Vuçiq ka tentuar të arsyetohet duke thënë se krijimi i ushtrisë është në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe se cënon sigurinë e serbëve të Kosovës.

Pas takimit, Vuçiq ka konfirmuar se Palmer i ka folur vazhdimisht për përkrahjen e SHBA-ve që kanë për Kosovën, gjë për të cilën presidenti serb tha se nuk ishte befasuar pasi që sipas tij ky qëndrim tashmë është i njohur.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

PDK pjesë e ACRE – grupimit politik me rritjen më të madhe në Evropë

Default thumbnail
Tjetra

LDK-ja kërkon mobilizim për t’u përgatitur për zgjedhje

TË FUNDIT NGA RUBRIKA